“Unë jam Hënë, dhe arti është pasioni im i jetës.
Kur krijova punimet e mia të para ishte viti 2014, kam pasur një qëllim të vetëm: të kthej emocionet dhe momentet më të çmuara të jetës në kujtime të prekshme dhe unike.
Çdo projekt është një shprehje e pasionit tim për estetiken, detajin dhe të bukurën, një kombinim i mjeshtërisë dhe ndjeshmërisë, që e bën çdo punim një kujtim të paharrueshëm.
Ne jemi të përkushtuar që çdo krijim të jetë jo vetëm art, por një histori që ruan emocionet më të bukura të klientëve tanë.”
BesoJ se arti nuk krijohet vetëm me duar, por me zemër.
Çdo vepër që realizoj lind nga përkushtimi, durimi dhe një pasion i thellë për të kapur emocionin e momentit.
Për mua, skulptura nuk është thjesht formë – është kujtim, ndjesi dhe histori e gdhendur në kohë.
Punoj me respekt ndaj trupit, jetës dhe lidhjeve njerëzore, duke e kthyer çdo krijim në një vepër unike, ashtu si personi që e frymëzon.
Arti im është një dialog i heshtur mes shpirtit dhe materialit.